10 punëtorë të vdekur në vendin e punës në Kosovë

E publikuar: 20/07/2017 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Isuf Azemi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) thotë se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 10 persona. Sipas tij, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Vetëm gjatë këtyre pesë muajve të parë të vitit 2017, 10 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në sektorin privat.

Por, sipas përfaqësueseve të BSPK-së, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.