10 mijë kilogramë detergjent bleu QKUK

E publikuar: 11/06/2020 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Klinike, Universitare e Kosovës (QKUK) përgjatë këtyre ditëve ka arritur të finalizojë një kontratë të re.

Këtë herë ky institucion shëndetësor është furnizuar me detergjent pluhur për makina larëse industriale për lavatoren e QKUK-së.

Për detergjent më konkretisht për 10 mijë kilogramë, QKUK ka ndarë fillimisht 28 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Interservis” SH.P.K.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se për këtë tender janë paguar 26 mijë e 550 euro.

Tutje, theksohet se tenderi i kurorëzuar ka qenë njëherit tenderi me çmimin më të lartë.