10 gjërat që meshkujt i mendojnë gjatë 5 minutave të para të takimit me ju

E publikuar: 04/06/2015 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besojeni apo jo, ata bëjnë shumë më shumë se sa vetëm të shikojn në gjoksin tuaj.

Pse flet ajo ashtu? Ekzistojnë 3 lloje të zërave: zë i ulët, i lartë, dhe lloji i zërit “Po përpiqem të flas bukur si zëri i foshnjeve”. Ndonjëherë kjo tingëllon bukur, e nganjëherë na jep vetëm dhimbje koke.

Pse qesh ajo me mua? Secilit njeri i pëlqen buzëqeshja e ndokujt, por meshkujt me të vërtetë i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ju buzëqeshni me ta. Vallë jeni duke buzëqeshur me shumë educate, apo me një qeshje gjigande dhe zbardhje dhëmbësh? Kjo e fundit duket më e dobishme.

Çfarë ka veshur ajo? Ose “Pse ecën ajo ashtu?”, apo “Dreqi e marrtë, jam shumë i kënaqur pse ajo ecën ashtu”.

Ajo ka një sens të madh të humorit. Secili është i ndryshëm, por ju mendoni se sensi juaj i humorit duhet të jetë më imirë në krahasim me të tjerët. Nëse një femër nuk i përgjigjet shakave apo batutave tuaja, ju ndoshta nuk do të bëheni kurrë miq.

Çfarë është duke kërkuar ajo? Do të përcjellim sytë tuaj përreth dhomës dhe do të marrim shënime se në çka jeni duke kushtuar vëmendje. Ndoshta jeni duke shikuar ndonjë lojë në TV, ose jeni duke kërkuar daljen në ndonjë bar sepse dëshironi të ikni nga mbrëmja. Sido që të jetë, ne thjeshtë mësuam shumë gjëra.

A mund ajo të tregojë se jam duke e vëzhguar atë? Sigurisht që jemi duke ju vështruar juve. Në të vërtetë, edhe meshkujt më seriozë, më me këmbë në tokë mendojnë të kenë marrëdhënie seksuale me ju në çdo pesë minuta.

Çfarë është ajo aromë parfumi? Nëse keni vendosur ndonjë parfum të forte, meshkujt do të shpenzojnë shumicën e kohës duke u munduar për ta gjetur emrin e asaj arome parfumi. “Vanilla”, “Kanellë”, apo ndonjë tjetër?

Ajo është treguar shumë e sjellshme me atë kamarierin. Mënyra se si i trajtoni të tjerët, mund të tregojë shumë rreth jush. A sjelleni mirë ndaj ndokujt që sapo ju ka fyer, a e respektoni ndonjë më të vjetër, varet gjithçka nga sjellja juaj, dhe padyshim kjo tregon gjithë personalitetin dhe karakterin tuaj.

Ajo nuk ndalon së më prekuri mua. Kjo mund të jetë një gjë me të vërtetë e mirë apo edhe tepër bezdisëse. Është keq kur dikush nuk tenton fare t’ju prekë dhe të mbajë duart në ju, por nga ana tjetër, është edhe e padurueshme kur dikush ju ngacmon vazhdimisht.

Grimi juaj. Meshkujt ju gjykojnë në bazë të grimit tuaj. Disa meshkujve grimi i syve të nxirë (smokey eyes) iu duket shumë tërheqës, ndërsa disa të tjerëve iu duket e pështirë. Asnjërit prej meshkujve nuk u intereson se sa kohë keni shpenzuar për t’u grimosur me stilin “cat eye” apo “smokey eyes”./kosovarja/