10 gjërat që duhet të bëjë një 25-vjeçare

E publikuar: 08/03/2015 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është një fazë e re e jetës për të cilën duhet të jeni e përgatitur për sfida e surpriza të reja.

1. Blini një masazhator për fytyrën. Është si një furçë elektrike dhe e pastron fytyrën tuaj 10 herë më mirë se se duart tuaja apo një pecetë. Ju duhet në këtë moshë.

2. Ndërprisni lidhjet e kota. Një mik i mërzitshëm juaji apo i të ish të dashurit tuaj ju telefon herë pas here për të bërë seks me të pasi dilni për të pirë? Shkëputuni. Mbani grupin tuaj shoqëror dhe lërini pas të tjerët. Mos humbisni kohë.

3. Mjaft gjykuat të fejuarin idiot të shoqes tuaj. Ndoshta nuk ju ka pëlqyer që ajo dilte me një idiot, por tashmë ata janë fejuar. Ajo e do atë, kështu që mos e hapni gojën më mirë.

4. Bli një krevat dopio. Nëse nuk e keni, kuptohet. Do ta kuptoni ndryshimin menjëherë, sapo të flini. Do të ndiheni një grua. Është koha të filloni të investoni në kualitetin e jetës suaj.

5. Duhet të mos harroni më kur i keni periodat. Këtë mund ta bëni duke vendosur një cikël të rregullt nëpërmjet reminder-it të celularit tuaj.

6. Jo kushdo ka nevojë të vendosë fondatinë. Pavarësisht sa keq mund të duket lëkura juaj, një shtresë e panevojshme mund ta bëjë të duket më keq. Provoni kremrat BB ose hidratuesit me ngjyrë të errët.

7. Bëni kalimin nga të folurit keq në të bërit keq. Mendoni për të gjitha herët që jeni ndier keq nga kolegu juaj i punës apo herët që i dashuri juaj ju ka bërë të ndiheni e mjeruar. Ne flasim keq sepse është e thjeshtë, – por askush nuk do t’ia dijë dhe asgjë nuk do të ndryshojë për sa kohë ne vetëm flasin. Ju nuk jeni Sirena e Vogël dhe nuk ekzistojnë gaforret që flasin me njerëzit e tjerë për ndjenjat tuaja.

8. Blini një xhaketë sportive të zezë.

9. Dilni me një tip që kurrë nuk do të kishit dalë më parë. Ende single dhe nuk keni një zgjedhje?

10. Stop shqetësimeve! ?do gjë do të funksionojë vetë. Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ardhmen tuaj – ose të paktën në pritjen e një të ardhmeje, është të merrni frymë dhe të ndaloni të fajësoni apo të mos falni veten tuaj për gjëra pa vlerë.