1 mijë e 296 raste aktive në Kosovë, mbi 24 mijë persona u testuan si të dyshimtë me koronavirus

E publikuar: 04/07/2020 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka aktualisht 1 mijë e 296 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 3 mijë e 178 raste me 114 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas njoftimit, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë (13 mars) e deri më sot, janë testuar 24 mijë e 575 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.

Deri tani, gjithsej 58 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje janë shëruar edhe 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1 mijë e 824 raste.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.