​Zjarr i madh në portin e Bejrutit

E publikuar: 10/09/2020 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve një muaj pas shpërthimit masiv.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në objektin, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i 4 gushtit kur gati 3.000 tonë nitrate amoni u shpërthyen.

Një kolonë tymi i zi doli nga porti me flakë portokalli që kërcenin nga toka.

Shpërthimi muajin e kaluar vrau më shumë se 190 vetë dhe plagosi rreth 6,500 dhe dëmtoi mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez.

Pamja e një zjarri tjetër të madh një muaj më vonë krijoi panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar, transmetojnë mediat botërore./kp/