​Zemaj: Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid-19

E publikuar: 17/07/2020 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar me të cilin biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.

Ministri Zemaj falënderoi Ambasador Sakar për kontributin e dhënë nga Turqia për Kosovën në angazhimet për një përgjigje sa më adekuate ndaj pandemisë Covid-19.

Ambasadori Çagrı Sakar ka theksuar se pandemia Covid-19 ka sfiduar të gjitha shtetet dhe në këtë kontekst, solidariteti mes popujve dhe bashkëpunimi ka rëndësi të jashtëzakonshme.

Ai tha se për popullatën është me shumë rëndësi që të zbatohen masat e ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët mjekësor.

Ministri Zemaj tha se Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid-19, ndërsa bashkëpunimi me partnerët strategjik ka rëndësi të madhe për të këmbyer eksperiencat, por dhe për të ofruar ndihmën e njëri- tjetrit.

Sipas komunikatës së MShsë, në fillim të pandemisë, Republika e Turqisë ka ndihmuar Kosovën me një kontigjent të madh ndihmash kryesisht në pajisje mbrojtëse profesionale, shtretër e aparaturë, ndërsa ditë më parë kë ndihmuar edhe në hapjen e maternitetit të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Istogut./kp/