​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

E publikuar: 14/07/2020 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë kohës sa ishte ministër Arben Vitia, disa barna janë paguar me çmim 500 për qind për shtrenjtë dhe për këtë lëndën e kanë dërguar në prokurori.

Zemaj duke folur për situatën me Covid-19, ka thënë se kanë rritur kapacitetet për të përballuar këtë pandemi, ndërsa paralajmëroi se do të shtohen edhe testimet.

Zemaj ka thënë se pandeminë Covid-19 po e menaxhojmë mirë, ndërsa akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se po tenton ta politizojë

Këto komente Zemaj i bëri në Televizionin Publik./kp/