​Vetëm për 24 orë në Serbi, 111 raste të reja me coronavirus

E publikuar: 02/04/2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Serbi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja, duke ngritur bilancin në 1.171 me Covid-19, dhe tre të tjerë vdiqën, tha sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Nga raporti i fundit i orës 15:00, thuhet se janë testuar mostrat e 637 individëve, 111 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 526 negativë.

Bilanci i të vdekurve me COVID-19 në Serbi është rritur në 31. /kp/