​Veliu në cilësinë e Koordinatorit, flet me amerikanët për terrorizmin

E publikuar: 21/07/2020 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bisedoi sot me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të programit të ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe, Christopher Dittmeier, Shaën Ëaddoups, Drita Perezic dhe Isah Maloku.

Në takim u diskutua për rolin e ministrisë, në veçanti të Ministrit Veliu, pas emërimit në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, me theks në prioritetet dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës, si dhe për implikimet vendore e ndërkombëtare në këtë drejtim.

U vlerësua me shumë rëndësi bashkimi i dy strategjive, të cilat më herët ishin të ndara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Zyrën e Kryeministrit, si dhe u diskutuan më në detaje mbi prioritetet, qëllimet dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e këtyre dukurive të rrezikshme globale, si dhe të bashkëpunimin me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar.

Po ashtu u diskutua edhe mbi donacionet, ndihmën dhe asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në avancimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, tanimë të instaluara në Republikën e Kosovës, siç është Sistemi Automatik për Identifikimin e Gjurmëve të Gishtërinjve (AFIS)./kp/