​Vdes personi i parë në Kamenicë nga Covid 19, Kastrati jep detaje

E publikuar: 17/07/2020 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 64 vjeçar nga komuna e Kamenicës ka vdekur ditën e sotme si pasojë e virusit korona. Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati për KosovaPress ka bërë të ditur se i ndjeri përveç Covdi 19 ka pasur edhe probleme tjera shoqëruese.

Derisa ka thënë se gjendja me Covdi 19 në komunën që drejton është në kontroll dhe menaxhueshme.

Kastrati: Ka pasur probleme shoqëruese tjera

Audio:

Po ka pasur probleme shoqëruese tjera dhe para se më diagnosifikuar me Covid 19”, tha ai.

Krahas kësaj, Kastrati bëri thirrje për respektim të masave preventive në parandalim të Covid 19.

Kastrati: Për momentin gjendja është e menaxhushme dhe në kontroll

Audio:

Numrat dhe nevojat janë të përballueshme, po uroj që të vazhdojë kështu dhe të zvogëlohet numri…për momentin gjendja është e menaxhushme dhe në kontroll”, u shpreh ai.

Sa i përket shëndetit personal, Kastrati thotë se tashmë e ka tejkaluar virusin Covid 19./E.Zeqiri