​Ujësjellësi i Prishtinës thirrje konsumatorëve për shlyerjen e borxheve për vitin 2020

E publikuar: 10/12/2020 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina u bën thirrje konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 15 ditësh t’i shlyejnë borxhet e tyre për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2020.

Në njoftimin për media thuhet se pagesa e rregullt e borxheve për shërbimet e ofruara do të shmangë procedimin e lëndëve te përmbaruesit privatë.

KRU Prishtina ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, 10 për qind të borxhit total dhe pjesën e mbetur pagesë me këste mujore deri në 36 muaj. Konsumatorët për çdo ankesë apo kërkesë mund t’i drejtohen zyrës për konsumatorë në KRU Prishtina.