​Thaçi: Në Hagë nuk jam pyetur për trafikim organesh e as për “shtëpinë e verdhë”

E publikuar: 24/09/2020 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se në Gjykatën Speciale në Hagë asnjëherë dhe nga askush nuk është pyetur për trafikim organesh, për çka edhe është ngritur kjo Gjykatë.

Po ashtu ai ka thënë se nuk është pyetur as për “shtëpinë e verdhë”

“Më kanë pyetur prej kur kam lindur e të gjitha vitet përfshirë vitet e 90-ta. Mund të konfirmoj se për asnjë moment asnjë fjali dhe asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim organesh. Nuk jam pyetur as për ‘shtëpinë e verdhë’ dhe asnjë vrasje”, tha ai në Pressing.

Ai ka thënë se është pyetur për rolin e tij politik gjatë luftës, por edhe për pjesëmarrjen e tij në luftë.