​Thaçi: Mediat e pavarura janë shtylla të demokracisë

E publikuar: 03/05/2020 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se liria e të shprehurit dhe mediat e lira e të pavarura janë shtylla të demokracisë, që garantojnë transparencën dhe llogaridhënien.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, kreu i vendit ka thënë se për ta kryer detyrën e tyre, gazetarët duhet të punojnë të lirë, pa presion dhe pa kërcënime.“Por, liria vjen edhe me përgjegjësinë për fjalën e thënë. Fjala ka veçanërisht peshë kur thuhet nga gazetarët dhe njerëzit e mediave.
Sot teknologjia ka shtuar mundësitë për komunikim. Interneti dhe veçanërisht mediat sociale janë bërë medium i rëndësishëm për përhapjen e lajmeve dhe informatave. Megjithatë, kjo ka shtuar edhe mundësitë për abuzime me lirinë e të shprehurit, duke keq informuar, manipuluar dhe mashtruar publikun.
Prandaj, sot duhet edhe më shumë të angazhohemi që t’i mbrojmë, në nivel global, lirinë e të shprehur dhe shtypit nga presionet e kërcënimet, por edhe nga abuzimet që bëhen në emër të tyre”, ka shkruar presidenti Thaçi.