​Thaçi lajmërohet nga Malet e Sharrit

E publikuar: 19/07/2020 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar fotografinë e parë pas kthimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai sot ka vizituar Malet e Sharrit, me ç’rast ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook.

“Në mesditë nëpër ujëvarat e shpateve të maleve të Sharrit”, ka shkruar Thaçi.

Kreu i vendit tonë së fundi ishte për intervistim katër-ditor në Hagë, pas publikimit të propozim-aktakuzës për kinse krime lufte.

Derisa nuk ka dhënë detaje nga intervistimi i tij, presidenti Thaçi më herët kishte hedhur poshtë akuzat e speciales, duke thënë se ligjin e vetëm që e kishte shkelur gjatë luftës kishte qenë ai i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.