​Thaçi kujton Qerim Kelmendin, njërin ndër ushtarët e parë të UÇK-së

E publikuar: 04/08/2020 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar Qerim Kelmendin, njërin prej veprimtarëve më të hershëm të çështjes kombëtare dhe ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se Kelmendi ishte pjesëmarrës në shumë aksione ushtarake dhe ishte ndër të plagosurit e parë me uniformën e UÇK-së.

“E tërë familja Kelmendi ka dhënë kontribut të madh në organizimin e UÇK-së dhe në luftën tonë për liri. Për kontributin e madh të Shpirtmadhit, siç ne e quanim Qerim Kelmendin në luftë, atë e kam shpallur Hero të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Qerim Kelmendi u gjet i vdekur në shkurt të këtij viti brenda një veture të djegur në Zahaq të Pejës.

Presidenti Thaçi pati deklaruar se kjo vrasje tinëzare ishte tronditëse dhe ka bërë thirrje urgjente që sa më shpejt të zbardhet kjo vrasje.