​Thaçi dekoron Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave

E publikuar: 14/10/2020 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar boksierin Haxhi Krasniqi me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Përmes një statusi në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video, Thaçi ka falënderuar boksierin për emocionet e papërshkrueshme të dhuruara në çdo ndeshje boksi.

“Kampionin botëror të boksit 🎖, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës 🇽🇰 në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi 💪🏼.Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Robin Krasniqi, boksieri i famshëm shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në boks është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të gjysmë të rënda IBO dhe ËBA.

Krasniqi është përballur me gjermanin Dominic Boesel, ku në raundin e tretë arrin ta nokautojë dhe më pas të shpallet kampion bote.