​Thaçi çajin e pasdites me prindërit në Burojë

E publikuar: 19/07/2020 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vizitës në Malet e Sharrit, presidenti i vendit ka treguar se ku është duke qëndruar në orët e pasdites.

Hashim Thaçi ka postuar një fotografi në Facebook, krahas të cilit shkruan se çajin e pasdites është duke e pirë me prindërit në Burojë.

“Çajin e pasdites me prindërit në Burojë”, ka shkruar ai.

Kreu i vendit tonë së fundi ishte për intervistim katër-ditor në Hagë, pas publikimit të propozim-aktakuzës për kinse krime lufte.

Derisa nuk ka dhënë detaje nga intervistimi i tij, presidenti Thaçi më herët kishte hedhur poshtë akuzat e speciales, duke thënë se ligjin e vetëm që e kishte shkelur gjatë luftës në Kosovë kishte qenë ai i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq./kp/