​Të shtëna me armë zjarri, në një shtëpi në “Ballaban” të Prishtinës kapen armë

E publikuar: 29/11/2020 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një shtëpi në fshatin “Ballaban” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme pasi ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri kishin ndërhyrë policia, me ç’rast aty janë gjetur tri armë zjarri, katër fishekë të pistoletës me gas, nëntë fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 18 gëzhoja të fishekëve.

“Fsh. Ballaban, Prishtinë 28.11.2020 – 21:00. Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë hyrë në një shtëpi në të cilën kishte pas muzikë dhe aty janë takuar dhjetë persona. Në atë shtëpi janë gjetë dhe konfiskuar tri armë zjarri, 4 fishek të pistoletës me gas, nëntë fishek të pushkës së gjuetisë dhe 18 gëzhoja të fishekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë janë intervistuar dy persona, e më pas janë liruar me procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin dy të dyshuar janë sjellë në stacion policor të cilët kanë deklaruar se armët janë të tyre të cilat i kishin përdorë dhe kishin qenë duke e festuar. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në një komunikatë për media.