​Sot Ditë Zie në Gjilan

E publikuar: 19/07/2020 08:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së shtunë në komunën e Gjilanit u shënuan tri vdekje nga Covid-19, ndërsa numri në total i vdekjeve në këtë komunë ka shkuar në tetë.

Për këtë, kryetari i Gjilanit ditën e sotme e ka shpallur ditë zie.

“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Haziri.