​Sindikalistët thonë se kishte një marrëveshje të fshehtë për pezullimin e Ligjit për pagat

E publikuar: 12/12/2019 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla në lidhje me suspendimin e Ligjit për pagat nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se për këtë ka pasur një marrëveshje të fshehtë.

“Avokati i Popullit me ka thënë, se në moment që presidenti nuk e ka nënshkruar Ligjin për pagat, atëherë ka vendosur që kjo të na mbetet neve në dorë. Kjo lë të kuptohet që ka pasur një marrëveshje të fshehtë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se nga ajo që ka parë nga preseidenti, kryeministri në detyrë, nga pritja që u është bërë nga kryetari i LVV-së sindikatave një ditë më parë, kanë parë se nuk ka një gatishmëri politike për të zgjidhur çështjen e Ligjit për paga.

Sindikalistët e shëndetësisë, policisë dhe arsimit kanë njoftuar se greva e paralajmëruar për nesër do të mbahet.

Po ashtu nga penalistët u theksua se greva e paralajmëruar është shkelje ligjore, ndërsa sipas tyre suspendimi i Ligjit për pagat është bërë se ai ligji prekte pagat e menaxherëve që kishin paga shumë të larta, nga 5 mijë euro se merrnin disa, ato u janë zbritur në 1600 euro, apo paga e Avokatit të Popullit që është zbritur për 800 euro.