​Shqipëri, 1714 inspektime për masat ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit

E publikuar: 02/07/2020 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Qeverinë e Shqipërisë, ka njoftuar se inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

Sipas ministrisë, janë vendosu 2 masa me gjobë në pishina të cilat janë gjetur në shkelje, 1 vendim për pezullim të aktiviteti;

“ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, bani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale;Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë”, thuhet në njoftim./kp/