​Shenjat e para të infeksionit te fëmijët shfaqen në një renditje tjetër sesa në grip

E publikuar: 06/12/2020 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 82% të rasteve të fëmijëve dhe të rinjve të infektuar me COVID-19, ethet janë shenja e parë e infeksionit, dhe pastaj kollitja, e kundërta e gripit të zakonshëm sezonal, është përfundimi i hulumtimit të kryer nga Shoqata Italiane e Pediatërve dhe Sëmundjeve Infektive.

Sipas gazetës “Fanpage”, specialistët analizuan pothuajse 800 raste të infeksionit me koronavirus te fëmijët dhe konstatuan se shenja e tretë më e zakonshme e infeksionit me COVID-19 te fëmijët është një hundë e zënë, e ndjekur nga kolit/diarre.

“Ka simptoma të tjera si të vjella, dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen, konjuktivit, dhimbje barku, skuqje të lëkurës, por të gjitha simptomat te fëmijët, përveç në raste të jashtëzakonshme, janë të lehta, gjë që e bën të vështirë vendosjen e një diagnoze”, tha presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatërve, Albereto Chiara.

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët nën moshën një vjeç që janë të infektuar me koronavirus më shpesh kanë një kollë dhe një hundë të zënë, dhe sipas mendimit ose këshillës së një pediatri, problemet e stomakut te fëmijët mund të jenë një shenjë alarmi.