​SHBA: Mbi 140.000 vdekje, numri i rasteve të reja po rritet me shpejtësi

E publikuar: 19/07/2020 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar sot shifrat 140.000.

Në 42 nga 50 shtetet federale, numri i rasteve të reja është rritur me shpejtësi në dy javët e fundit, transmeton Reuters.

Sipas analizës së kësaj agjencie, që nga fundi i qershorit, ka pasur një rritje të madhe të numrit të rasteve të reja dhe gjashtë javë më vonë numri i vdekjeve filloi të rritet.

Rreth 5.000 njerëz vdesin në SHBA çdo javë. Në vetëm një javë, 5.600 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, aq sa Suedia ka pasur që nga fillimi i pandemisë.