​Shakhtari e mposht me lehtësi Realin, komplikohet situata në Grupin B

E publikuar: 01/12/2020 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka pësuar disfatë të pakëndshme në Ligën e Kampionëve duke u mposhtur nga skuadra ukrainase Shkahtar Donetsk me rezultat 2-0.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rrjeta të patundura derisa të dy skuadra aplikuan një lojë shumë të kujdesshme.

Në pjesën e dytë, vendasit u treguan skuadër më e mirë dhe realizuan dy gola për ti arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme.

Fillimisht realizoi Dentinho për 1-0 në minutën e 57’ ndërsa për 2-0 realizoi Solomon tetë minuta para mbylljes së takimit.

Në Grupin B situata mbetët shumë e komplikuar sa i përket skuadrave që do të vazhdojnë tutje. Kryesues është Birussia Munchengladabch me tet pikë e që do të ndeshet me Interin e vendit të fundit në grup me fillim nga ora 21:00.

Ndërsa Shakhtari dhe Real Madridi kanë nga shtatë pikë në vende dy dhe tre.