​Selimi arsyeton para deputetëve draftin e parë të Kodit Civil

E publikuar: 29/09/2020 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka arsyetuar draftin e parë të Kodit Civil në vend duke thënë se parimet themelore të barazisë në marrëdhëniet civile për gjithë qytetarët janë të inkorporuar në këtë projekt-kod.

Ministri Selimi gjatë raportimit në komisionin për legjislacion tha se përmes këtij kodi ka dispozita afirmative për gratë dhe e drejta e tyre në trashëgimi forcohet dukshëm.

Por me këtë nuk u pajtua anëtari i komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai iu drejtua ministrit Selimi se po i ngutet dhe se nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e shoqërisë civile. E që sipas tij nuk zgjidhet çështja e trashëgimisë për gratë.

Ndërsa deputetja e PDK-së, adresoi kritika për martesat e hershme që janë të përfshira në këtë projekt-kod, mënyrën e fejesës dhe kthimin prapa në rast të ndarjes të gjërave materiale.

Vërejtje për disa dispozita të këtij projekt-kodi dhanë edhe deputetë të tjerë të komisionit.

Por ministri kërkoi që të votohet në parim dhe në lexim të dytë bashkëarisht të bëjnë plotësim-ndryshimet e nevojshme./kp/