​Rritja e pandemisë, Krasniqi pezullon pushimet vjetore për të gjithë personelin mjekësor

E publikuar: 13/07/2020 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se në nivel të shërbimit spitalor kanë mbi 300 pacientë dhe kjo ka rritur nevojën për rritjen e kapaciteteve të personelit dhe kapaciteteve për shtretër.

Ai ka thënë se situata e rënduar me Covid-19, i ka detyruar që të pezullojë pushimin për të gjithë punëtorët shëndetësor.

Krasniqi: Kam pezulluar të gjitha pushimet vjetore për personelin shëndetësor

Video

“Nga sot kam pezulluar të gjitha pushimet vjetore për personelin shëndetësor të nivelit të ShSKUK-së dhe shërbimet tekniko-administrative, pra pezullohen pushimet vjetore për të gjithë të punësuarit në sektorin publik në kuadër të shërbimit spitalor deri më datën 1 gusht të këtij viti. Pushimet humbasin për asnjë punëtorë por do të shtyhen më vonë“, ka thënë ai.

Në funksion të zbatimit të kësaj pike për rritjen e numrit të stafit të personelit shëndetësor, Krasniqi tha se kanë shtuar numrin prej 50 mjekësh, të cilët i kanë shpërndarë nëpër klinika.

Krasniqi: 50 mjekë më shumë, kemi shpërndarë nëpër klinika

Video

“Ministria e Shëndetësisë nga nesër na ka vënë në dispozicion 50 mjekë në konkursin e fundit të punësuar, shprehim falënderime për këtë dhe ne kemi distribuuar këta 50 mjekë sipas nevojës së klinikave që tani janë duke trajtuar pacientë me Covid. Jemi fokusuar në Klinikën Infektive, Pulmologjisë dhe një njësinë intensive të mjekësisë sportive. Po ashtu, kam marrë vendim dhe nga sot ka filluar që të rritet kujdesi profesional të pacientëve me Covid. Tashmë nëpër këto klinika janë shpërndarë rreth 45 fizioterapeudë të cilët do t’i shtohen ekipeve infermierore nëpër këto klinika për të ofruar shërbime ndaj pacientëve me Covid. Varësisht sipas nevojës ne do të bëjmë riorganizime të tjera për sa i përket angazhimit të stafit profesional”, tha ai.

Ai shtoi në bazë të vendimit të qeverisë dhe në bazë të përgjegjësive që atyre i takojnë si QKUK, ata kanë të gjithë fuqitë ligjore për të ridrejtuar të gjithë stafin për të trajtuar pacientët me Covid.

Krasniqi: Brenda kësaj jave fillojmë me pranimin e pacientëve në Klinikën e Neurologjisë

Video

“Ne brenda kësaj jave do të fillojmë me pranimin e pacientëve në Klinikën e Neurologjisë. Pra një nga vendimet e komitetit sot është që Klinika e Neurologjisë, përkatësisht njëri repart i kësaj klinike do të shërbej për pranimin e rasteve të dyshimta me Covid, në një kapacitet prej të paktën 60 shtretërve… do të fillojmë me regjionalizimin e pacientëve dhe pacientët me Covid të cilët nuk kanë nevojë për shërbime të nivelit tërcial, do të vazhdojnë të trajtohen nga niveli sekondar, gjegjësisht spitalet regjionale“, tha ai.

I pyetur për vdekjen e 5 pacientëve të cilët dyshoheshin se kishin mungesë të oksigjenit, Krasniqi tha se deri në këto momente nuk kanë informata zyrtare nga Prokuroria dhe po presin raportimin e tyre për këtë çështje.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajazaj tha se në këtë klinikë kanë 111 pacientë, ku rreth 60 përqind janë me oksigjenoterapi dhe 5 pacientë në gjendjen kritike.

Ajazaj: 5 pacientë në gjendjen kritike

video

“Ne në klinikë kemi pas 111 pacientë që kanë qenë të spitalizuar, rreth 60 përqind janë me oksigjenoterapi dhe 5 pacientë në gjendjen kritike. Gjendja është mjaft e rënduar e pacientëve për arsye se tanimë në një pjesë të madhe vijnë pacientët që kanë gjendje të renduar dhe të cilët kërkojnë trajtim intenziv, kështu që me rritjen e numrit të rasteve është rritur edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor dhe çdo ditë kemi raste të reja të cilat pranohen në Klinikën Infektive, në një pjesë mjaft të madhe të pacientëve që janë në gjendje mjaft renduar”, tha ajo.

Sipas saj, për momentin kanë tre personel shëndetësor dhe një është në vet-izolim.

Përgjegjësin e njësisë intenzive të mjekësisë sportive, Gazmend Spahiu tha se në këtë njësi janë duke u trajtuar 18 pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë.

Spahiu: Gjendja e pacientëve është e rëndë

Video

“Gjendja e këtyre pacientëve është e rënd dhe ne bëjmë tentime që t’i shpejtojmë ata”, tha ai.

Spahiu tha se në këtë qendër janë 23 shtretër./kp/