​Putin nuk përjashton rikandidimin si president

E publikuar: 21/06/2020 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojë përsëri në këtë post, nëse një referendum konfirmon ndryshimin më të madh të kushtetutës në historinë e vendit.

“Unë nuk kam marrë ende asnjë vendim”, tha Putin për stacionin televiziv shtetëror ”Rasija 1”.

“Unë nuk jam duke përjashtuar ende mundësinë e kandidimit në detyrë nëse kushtetuta do ta lejojë. Le të shohim”, theksoi ai.

Rusët do të votojnë mbi pyetjen në një referendum të planifikuar për 1 korrik.