​Pas zbutjes së masave shtohet aktiviteti i punës së Gjykatave të vendit

E publikuar: 08/05/2020 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në pajtim me Vendimin e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike për zbutjen e masave lidhur me Pandeminë Covid-19, me qëllim të shtimit të veprimtarisë gjyqësore mori vendim që të shtohen aktivitetet gjyqësore në situatën aktuale, ashtu që gjykatat përveç rasteve urgjente, të cilat janë trajtuar që nga data 13 mars 2020, të trajtojnë edhe rastet tjera ku nuk është e nevojshme prezenca e palëve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është duke përcjellë gjendjen e pandemisë dhe varësisht nga rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë do të ndërmarr veprimet e mëtutjeshme.