​Osmani tregon nëse do ta nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti

E publikuar: 14/09/2020 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se institucioni që ajo udhëheq ka kryer punët gjatë sesionit pranveror, por Qeveria Hoti ka dështuar në miratimin e ligjeve dhe sigurimin e shumicës parlamentare.

Ajo tha se gjatë këtij sesioni për çështje nacionale duhet të ketë përafrim të qëndrimeve mes grupeve parlamentare.

E pyetur nga KosovaPress se a pritet të nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, kryeparlamentarja tha ende nuk kanë diskutuar me Lëvizjen Vetëvendosje për këtë çështje. Ndërkohë theksoi edhe se nuk ka lobuar asnjëherë kundër Qeverisë Hoti në Kuvend.

Ajo theksoi se bashkëpunimin e vetëm në rast të zgjedhjeve të reja e ka vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.