​Osmani: Projektligji për pandeminë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik

E publikuar: 07/08/2020 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit duke prezantuar projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid -19, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë projektligj dhe të vendosin interesin e qytetarëve para politikave ditore.

Osmani si iniciues i këtij projektligji tha apo ashtu se ky ligj ka mbetur peng i politikave ditore, ndonëse ishte propozuar që nga marsi i këtij viti.

Ajo po ashtu theksoi se ky projektligj ka për qëllim të mbroj shëndetin publik në vend, që të ofrojë mundësi për organet e ligj zbatuese që të kryejnë punët e tyre pa e shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

“Ka për qëllim që të mbrojë shëndetin publik në vend që të ofroj mundësi për organet ligj zbatuese që të kryejnë punën e tyre pa e shkelur Kushtetutën dhe ligjet, si dhe që të jetë përgjigje ndaj obligimeve që rrjedhin nga Gjykata Kushtetuese nëpërmjet dy aktgjykimeve të saj dhe më specifikisht aktgjykimin KO54/20 dhe 62/20. Gjykata në mënyrë eksplicite ka thënë që është detyrë e kuvendit që nëpërmjet miratimit të një ligji të ri të përcaktoj mekanizmat ligjor dhe autorizimet më të përshtatshme në mënyrë që autoritetet përkatëse përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë në tërësi të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet që ishin si rezultat i këtyre masave”, ka thënë Osmani.

Debati për këtë projektligj është duke vazhduar nga deputetë të tjerë./kp