​Nga një muaj paraburgim kundër katër të akuzuarve për shitje armësh dhe drogës

E publikuar: 30/07/2020 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër Z.J., B.J., V.J., A.M., të cilët akuzohen për shitje të paautorizuar të armëve, fajde, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në njoftimin për media thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake pas analizimit të shkresave të lëndës ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të akuzuarve, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.