​Në Shqipëri, po kërkohet që të shtyhet gjendja e jashtëzakonshme deri më 31 mars

E publikuar: 16/12/2019 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tch

Më 26 nëntor 2019 Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm i cili u mori jetën 51 personave si dhe plagosi mijëra të tjerë.

Nga ky tërmet me mijëra familje mbetën pa shtëpi pasi disa pallate u shembën dhe disa të tjerë u shpallën të pabanueshëm.

Më datë 27 nëntor, kryeministri Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore e cila zgjat një muaj.

Por më datë 13 këshilli i ministrave i është drejtuar kuvendit me një kërkesë që kjo gjendje të shtyhet deri më datë 31.3.2020.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare e ka në rend dite për sot këtë kërkesë.