​Ndeshje në Prishtinë, përfshihet edhe një motoçikletë

E publikuar: 17/07/2020 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë në mes të një veture dhe një motoçiklete.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Krasniqi thotë se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ka ndodhur një aksident ku është e përfshirë edhe një motoçikletë, fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Krasniqi për Express.