​Navas apo De Gea? Casillas tregon kush është i duhuri për Realin

E publikuar: 07/08/2017 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Iker Casillas beson se Keylor Navas është portieri i duhur për Real Madridin dhe se nuk ka nevojë për transferimin e David de Geas.
Pavarësisht se Keylor Navas ishte shkaktari kryesor për largimin e Iker Casillas nga Real Madrid, spanjolli ka vetëm fjalë të mëdha për të.

Ai beson se Keylor Navas është portieri i duhur për Realin dhe se nuk ka nevojë për transferimin e David de Geas.

“Porta e Real Madridit mbrohet në mënyrë perfektë nga Keylor”, tha Casillas.

“Ai është portier i jashtëzakonshëm dhe sezonin e kaluar dëshmoi se ka kualitet për të qenë zgjedhja e parë e Realit. Ai ka reflekse dhe fizikisht është shumë i mirë. Kjo e lejon atë të jetë në më të mirën e tij për 90 minuta”. /Express/