​Mustafa: Kurti e shkarkoi veten, Osmani nuk po e respekton LDK-në

E publikuar: 08/05/2020 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se grupi i LDK-së ka dhënë mjaft argumente që duhet t’i ketë Gjykata Kushtetuese për të drejtën qeverisëse por do ta respektojnë çdo vendim të gjykatës.

Ai është shprehur i bindur që nuk kanë bërë shkelje kushtetuese.

“Është e domosdoshme që vendi të ketë një qeveri të re, pasi kjo qeveri nuk po mund ta menaxhoj situatën duke e shkelur kushtetutën brenda një muaji”, tha ai.

Spas tij, Kurti e shkarkoi veten për arsye se i ashpërsoi deri në kufi të patolerueshëm relacionet me ShBA-të, i përkeqësoi marrëdhëniet me vendet e BE-së, por kishte probleme edhe në koalicion.

“Jam i lumtur që ka rënë ky koalicion sepse po të vazhdonte, sigurisht që do të kishim probleme edhe me të mëdha. Si mund të funksionojmë një bashkëqeverisje ku një parti del dhe shkarkon ministra pa na pyetur. Kjo nuk ka kuptim sepse në të kundërtën do të thonim eja shkel mbi qafen tonë sepse kemi një marrëveshje”, tha ai në rtv21.

Mustafa tha se Vjosa Osmani nuk po e respekton LDK-në, pasi ka votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.