​Ministri Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

E publikuar: 08/06/2020 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka riaktivizuar sot Planin e Reagimit Kombëtar dhe ka ndryshuar përbërjen e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Vendimi i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me COVID-19, thuhet në një komunikatë për media.

Grupi Ndërinstitucional me ndryshimet e bëra do t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës.

Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020, përfundon komunikata e Ministrisë së Punëve të Brendshme.