​Mesazhi I Munishit pas humbjes nga Drita: Lufta vazhdon

E publikuar: 06/12/2020 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri I FC Ballkanit, Ismet Munishi ka reaguar edhe përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ku e ka uruar skuadrën nga Gjilani për fitoren kundër tyre.

Ai ka potencuar se nuk I vie mirë për humbjen, por se është një sportist dhe e pranon atë., përcjell KosovaPress.

Më tutje Munishi ka shkruar se ndihet mirë për fakti që Ballkani ka arritur në atë nivel sa që kur mundet, gëzimi për kundërshtarët është I papar.

Postimi I plotë I Simet Munishit në “Facebook”

Urime fitoren e merituar Klubit te Madh Drita .

Nuk me vjen mirë, por jam sportist dhe e pranoj humbjen .

Referim shume i mirë nga Dardan Çaka 60 me 40 për vendasin që është normale ne kufij të fer play it.

Më vjen mirë që klubi imë Fc Ballkani ka arritur atë nivel që kur mundet gezimi është i papar për kundërshtaret .

Ndeshje të tilla e qojnë futbollin përpara .

Ishte ndeshje e fort , plot duele , plot vetmohim , plot akcione , duhet me cek që pat edhe pak ,,Comodita shtrat,, taktikë , që eshte normale e kuptoj , por e arsyetoj epitetin e derbit në të gjitha aspektet .

Kjo tregon që futbolli Kosoves po kalon ne tjetër nivel , që është tepër mirë për neve .

Lufta vazhdon

Kush qeshet i fundit mbetët të shihet.