​Mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë

E publikuar: 24/09/2020 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka vizituar Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e këtij Divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, ministri Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurua që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim.

Gjatë vitit 2019 ky Divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje-qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani, në vitin 2020, ka shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim.