​Mali i Zi: Kosova me fusnotë ishte gabim teknik

E publikuar: 08/12/2020 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi njoftoi sot se kishte një gabim teknik në vendimin për masat e reja epidemiologjike, në të cilat Kosova shënohet me fusnotë.

“Gjatë përgatitjes së tryezës me grupin e ri të masave në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, ndodhi një gabim teknik, gjatë të cilit Kosova u shënua me yll”, thuhet në deklaratën e ministrisë, raporton portali CdM nga Podgorica.

Gjithashtu thuhet se gabimi teknik, pasi u vërejt, u korrigjua menjëherë.