​LVV: 100 ditët jolegjitime dhe të paligjshme e Qeverinë Hoti

E publikuar: 13/09/2020 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverinë Hoti, duke thënë se iu hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike, ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar.

“100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, thuhet në reagimin e LVV-së në Facebook.