​Lutfi Haziri: Solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim

E publikuar: 01/12/2020 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Gjilanit me një sërë aktivitetesh po e shënon muajin për parandalimin e dhunës në familje, apo Muajin e Portokalltë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim, duke shtuar se Gjilani është shembulli më i mirë për parandalim të rasteve të dhunës në familje.

“Maskat që po i shihni sot do të përdoren për një muaj rresht, në kuadër të ativiteteve për muajin kundër dhunës në familje apo Muajin e Portokalltë. Jemi ndër komunat e para që e ka ndërtuar Mekanizmin për parandalimin kundër dhunës në familje. Solidariteti në mbrojtjen e familjes, e nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim dhe t’i minimizojmë rastet eventuale të këtij problemi që e ka shoqëria shqiptare”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, më 25 nëntor, Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, i ka rekomanduar Drejtorisë së Arsimit që në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit, gjatë kësaj periudhe, një orë mësimi t’i kushtohet informimit – ndërgjegjësimit për dhunën në baza gjinore, ku gratë dhe vajzat tona, fatkeqësisht i gjejmë viktima të kësaj dhune.