​Limaj: Momenti i fundit për një front të bashkuar opozitar

E publikuar: 01/09/2015 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatmir Limaj thotë se koalicioni qeverisës duhet të shkojë në shtëpi sa më shpejt.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Liamj thotë se është momenti i fundit për një front të bashkuar opozitar. Ai i ka ftuar t’i bashkohen këtij fronti opozitar edhe organizatat joqeveritare, intelektualët, qytetarët e shtresave të ndryshme, se dhe ata qytetarë që kanë votuar për partitë që tash e përbëjnë koalicionin qeveritar.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’ Limaj ka thënë se ky koalicion qeverisës për këto ditë të Qeverisjes mbahet mend vetëm për bisedimet me Bogradin.

Ai ka bërë me dije se me marrëveshjet e fundit që janë arritur në Bruksel me Serbinë ka ndodhur rrënimi i institucioneve të pavarura dhe rrënimi i rendit kushtetues.