​Lazio gëzon Strakoshën

E publikuar: 20/05/2017 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lazio ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Thomas Strakoshas edhe për pesë edicione tjera
Paraqitjet fantastike me Lazion këtë edicion, kanë bërë që e ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha të jetë e sigurt.

Ai këtë edicion ka qenë fantastik, duke luajtur shumicën e kohës për Lazion dhe duke qenë një nga më të mirët.

Sipas Gazzetta Dello Sport, drejtuesit e Lazios dhe portieri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fundin e këtij sezoni.

Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe për pesë vitet e ardhshme, ku paga e tij do të dyfishohet.

Kujtojmë se Strakosha këtë edicion me Lazion ka luajtur 24 ndeshje, ku ka pranuar 30 gola. /Express/