​Lagjja “Sofalia” në Prishtinë të shtunën mbetet pa ujë të pijshëm

E publikuar: 03/12/2020 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Sofalia ” në Prishtinë, se ditën e shtunë, 5 dhjetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

“Kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.