​Kuvendi dështon të miratojë rezolutën për Telekomin

E publikuar: 24/07/2020 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës nuk e ka hedhur në votim rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.

Kjo për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Seanca po vazhdon për të debatuar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Pastaj kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi./kp/