​Kur erdhën njerëzit modernë në Evropë? Hulumtimi i ri tregon një gabim prej disa mijëra vjetësh!

E publikuar: 12/10/2020 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit modernë erdhën në pjesën perëndimore të Evropës 41 deri 38 mijë vjet më parë, që është rreth 5 mijë vjet më herët sesa thuhej në të dhënat e vjetra dhe hulumtimet mbi këtë temë.

Autori i këtij pretendimi të ri është Jonathan Haws, një profesor në Departamentin e Antropologjisë në Universitetin e Louisville, së bashku me një ekip ndërkombëtar studiuesish.

Ata zbuluan mjete guri të përdorura nga njerëzit modernë, të cilat datojnë që nga kohërat e hershme. Artikulli u botua në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, raporton Science Daily.

Mjetet u gjetën në shpellën Lapa do Picareiro në Portugali dhe ato janë të ngjashme me mjetet prej guri të gjetura në të gjithë Euroazinë dhe Rusinë.

“Çështja nëse Neandertalët e fundit që mbijetuan në Evropë u zëvendësuan nga njerëz modernë ose u asimiluan, do të mbetet e hapur dhe një nga dyshimet më të mëdha të paleoantropologjisë”, tha Lukas Friedl, një antropolog në Universitetin e Bohemisë Perëndimore në Pilsen në Republikën Çeke dhe një nga drejtuesi i këtij projekti, transmeton KosovaPress.