​KSHZ: Dalja e votuesve deri në ora 17:00 është 38.78 për qind

E publikuar: 15/07/2020 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në ora 17:00, në Maqedoninë Veriore kanë votuar gjithsejtë 703.597 qytetarë apo 38.78 për qind e votuesve.

Sipas njësive zgjedhore, njësia e katërt ka jehonën më të madhe të votuesve deri në ora 17:00, ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në njësinë 6 zgjedhore.

Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski theksoi se janë regjistruar disa parregullsi të vogla, të cilat sipas tij janë tejkaluar dhe procesi zgjedhor ka vazhduar pa pengesa, raporton ALSAT.

“Deri te KSHZ-ja kanë arritur disa ankesa, lidhur me shkeljen e te drejtës zgjedhore dhe heshtjes zgjedhore. Vlerësojmë se këto parashtresa nuk ndikojnë në procesin zgjedhore. Problemet janë tejkaluar deh ne mare vendin procesi zgjedhor vazhdon normalisht”, tha Derkovski.