​Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër Covid-19

E publikuar: 16/07/2020 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e tregut ka nis inspektimin te disa operatorë ekonomikë për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19.

Ministri Krasniqi ka kërkuar nga operatorët respektim të masave për mbrojtje nga pandemia, derisa ka shprehur interesim edhe për cilësinë dhe sasinë e produkteve.

Pas inspektimeve, ministri i MTI-së do të deklarohet për media për të gjeturat e këtij inspektimi dhe të tjera.