​Kiliania mund të dalë para gjyqit për shkak të mjaltit ‘Miel Gibson’

E publikuar: 16/08/2020 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Yohanna Agurto besonte se ajo kishte ideuar marketingun e përsosur për mjaltin e saj, të cilën e emëroi sipas njërit prej yjeve më të mëdhenj të Hollywoodit – Mel Gibson, duke u bashkuar me emrin e tij, derisa ajo u thirr nga avokatët e aktorit.Produkti i saj quhet ‘Miel Gibson’ (‘miel’ është fjalë spanjolle për mjaltë), dhe në kavanoz është një foto e aktorit të famshëm nga roli në filmin ‘Braveheart’.”Gjithçka shkoi sipas planit derisa arriti kërcënimi i avokatëve të Mel”, zbuloi kiliania në Twitter.Juristët e Gibson e informuan atë për tërheqjen e produktit nga tregu për shkak të përdorimit të paautorizuar të emrit dhe karakterit të aktorit.Në një letër dërguar asaj, ata gjithashtu e kërcënuan se nëse nuk tërhiqte menjëherë produktin nga tregu, ajo do të detyrohej të zgjidhë problemin në gjykatë. Agurto filloi të shiste mjaltë “Miel Gibson” pasi ajo humbi punën për shkak të pandemisë me koronavirus.”Për të përdorur dhe kopjuar një foto me karakterin e Mel Gibson nga ‘Braveheart”, ju duhet të merrni një leje përdorimi. Fotografia është në pronësi të studios që publikoi filmin,” ka shpjeguar avokati Leigh Brecheen.”Në asnjë mënyrë ne nuk duam të parandalojmë askënd që të përpiqet të fillojë një biznes dhe të gjenerojë të ardhura prej tij, por duhet të dihet se ka mënyra të përcaktuara për të bërë biznes, kontakte dhe miratime që duhet të takohen më parë,” shpjegoi ai.Por duket se sipërmarrësja e re nuk është e gatshme të heqë dorë nga puna e saj e re aq lehtë, kështu që kompania e saj thirri Gibson përmes Twitter për ta lejuar që të përdorë foton e tij me mesazhin – “Mjalti ynë është vetëm për zemrat e guximshme”.Në të njëjtën kohë, ajo falënderoi të gjithë përdoruesit e Twitter që e mbështetën.”Zemra ime është e guximshme, por tani edhe më shumë sepse e di që ne jemi një zë i fuqishëm,” tha ajo.